Thursday, March 5, 2009
Poezi të mbrujtura me mjaltin jetësor.-Rreth vellimit poetik te Lek Gjokes nga Sotir Lashova
Nga Sotir Lashova
Vëllimi i tretë poetik "Dallgëzim i oqeanit shpirtëror" i poetit të talentuar Lekë Gjoka rrezaton vërtetësinë se gurrën krijuese e ka të pashterëshme dhe dëshmon ndieshem ngjitjen cilësore poetike.
Subjektet e poezise përmbajnë motive jetësore të kohës, ndërtuar me vargje të kursyera, ku del thelbi i zhveshjes nga lëvozhga , i pastruar nga gëzhutat dhe zgjojnë emocione estetike.."I ftohti shpirtëror hap dritaren...se mergimi ty dhe dashurisë gjakun filloi t'iu shpërlajë."(f. 29)
Vargjet e figurshmë të bëjnë per vete dhe te ndihet sikur dëgjon zërin e çiltër të veçantë të poetit , që gurgullon lirisht me fjalë perla të gjuhës shqipe,pa sforcime e mbingarkesa mjegulluse,siç ndodh te disa poetë që hiqen si te moderuar.
"Gjumin e mora për dore" .... se kisha frike se më rrëzohej shpirtërisht/e nesër do ngurosej në allçinë e ndienjës!.."(f.31).
Poezia e Lekës është mishëruar në hapësirën e hijeshisë së frayave metaforike të shqipes"Trishtimin piva me një gllënkë"..i dehur nga ethet që më gjuati merzia"(f.45) Shiu sot ka dhimbje koke"...e retë i dhanë të pijë aspirinë/por dhimbjen shpirtërorë asnjë ilaq s'e shëroka.(f.63) ...e akujt shpirtërorë zgjasin hapin gjer në re(f.60)
Poetit i vijnë temat pa i kërkuar, i thur vargjet lirshëm , i vesh me ngjyrime leetrare, i kreh, i gdhend e i lëmon me kujdes që ta ndjellim lexuesin në mbrendësinë e meditimit e të mesazhit përcjellës të tyre:"E thinjat po mbijnë si kërpudha të helmatisura/që në mendime mundohen të helmatisin ndienjat"(f.75) , "avuj trishtimitë larë me zhurmë mërgimi e halle."(f.87)
Tek poezia "Kacavirren mendimet" lexojmë " Kacavirren mendimet në pemën e mërzisë..trishtimin mundohem ta gjuaj me heshtje,/ shtij duar dhe ledhatoj imazhin e dashurisë,/ dhe s'dua ti pres bilete vdekjeje!."(f.17)
Megjithese i pamundësuar për arsimim në fushën e gjuhës dhe letërsisë, si dhe larg qendrave letrare, në sajë të dhuntisë së talentit, rradhitet ndjeshëm ndër poetet emigrantë shqiptar-amerikanë e më gjerë; i pasqyruar në botimet e vlerësimet në shyp dhe në faqe interneti. Ai di ti përmbahet gjuhes së njesuar shqipe , për tiu qendruar larg krahinorizmit.Leka ka dëshirë, dashuri e prirje dhe ka hapur drejton në internet faqet:"Lezha Online" , "Kallmeti Online" e ne yahoo toplisten me të madhe shqiptare "Mëmëdheu" etj..etj.., që përcjellin e përgjithësojnë krijimtarinë letrare te autoreve shqiptarë në Amerike,Europe e kudo ne bote ku jetojen shqiparet
Libri përman mjaft poezi , ku strofa katërshe e parë me të fundit kanë rimë e vargje të njejta kuptimplote,që përforcojnë mendimin e krijusit
dhe mesazhin përcjellës te lexuesi.E tillë është dhe poezia"Nata m'i ndrydhi mendimet e mia" , nga e cila rendim strofën e parë e të tretën:
"Nata m'i ndrydhi mendimet e mia/ca rë të shqetësuara vrapojnë si të marra,/të buzëqesh pa ndroje inati e smira/dhe puthjes dashurore po i pergaditet ndarja!..."Nata m'i ndrydhi mendimet e mia/e puthjes në buzë m'i ngriu puthja/u shtriqën te flenë thashethemet e smira/e me rrezatim shpirtëror u ndriçua rruga."(f.79)
Në ndërtimin e poezive tregohet mjeshtër i kujdesshëm.Ato shquhen e shndrisin në përballjen me vjeshërimin prozatik dhe të errësuar që ndeshen jo rrallë në vargëzime mediokre.Fjalët e qëndisura buisin ndjeshmëri adhuruese për të bukurën dhe e mbushin me kënaqësi të hareshme
Geni krijues në shpirtin e tij është lirizmi i brumosur me nektarinmjaltësor të Mëmëdheut ku lindi e u rrit , dhe në Atdheun e dytë që i buis lulëzimi familjar.Këtë motiv përqafon poezia e pare ;"Me dy nëna...",ku shfaqen ndienajt e poetit :"Më fal Shqipëri...ti je nëna ime me e mirë!...Qesh nënë se tashti u bëra me dy nëna...Amerika atdheu im i dyte që më fali lirinë"(f.11-12).
Temat e shumëllojshme marrin ngjyra ylberi e stinësh.Leka i lëndon me mall e trishtim , kujtimet më të dhimbshmë për nënën e babën,që ia përvëluan shpirtin aq shpejt ,larg prej vatrës atërore , i ndarë përjëtësisht.
Marazin e brengën e vargëzon që në faqet e para e deri në poezine e fundit , ku vajton shpirtërisht:"Lamtumirë Nënë!...Jam yt bir,vij pertej oqeanit të trishtimit.....dhe ne gjumin e vdekjes po fle me buzëqeshje.(f.15-16) Krishtlindje ne mungesë të nënës" ...ai shpirt i pazëvendësushëm i fëmijeve...nënë besomë ti je gjallë, shihmë,/shembullimi yt jam unë!?Ah nëne djali yt i burrëruar/nuk mund t'i kyqë dot lotët e dhimbje..(f.47-48).
Përmallimi mallëngjyes pushton vargjet:"Në apelin e dashurive s'kihs mungesë/se Nëna po pushon pak ne ndienajt e fëmijeve!"(f.55)."Pak ethe mergimi"...Eh nënë mungesa jote një hon shpirtëror,/që dot nuk i plotësoj(f.69)"Kur dhimbja të gjuan me shuplaka merzije...vjen nëna si një ëndërr e artë".(f.72)"Mundohem te ndez semaforët e fatit/por përsëri shtë mungesë nëna!".(f.74).
"Dy lotë nga sytë vrapojnë nëpër faqe" të poetit .se ndjen "Mungesa në ditlindje"-n e tij dhe ligjëron:"hap sytë e shoh imazhin e nënës që thotë"/Bir jam unë!Se edhe vdekja për ty urimin s'më ndal!...babai tymoste me vdekjen mërzinë...urimi për ty djalë s'do të jetë kurrë i mungushëm(f.88).
Tematika kushtuar prindërve përbëjne një cikël , që mund të veçohej, ku spikat ndijimi i thellë mallëngjyes ..Te poezia "Dhimbja ka ngarkuar brengën në shpinë" , në kujtim të babait, i turfullon dallgëzimi shpirtëror me timbër thirrës e mendim te ngjeshur: "Hejjj Lekë Gjoka ti dhimbjen mjekoje me shpresë,/lërë Atlantikun ta gjuaje Floriden me shuplaka valësh/në avionin e merzisë nisu pa pendesë,/ që një grusht dhe te hedhesh mbi varrin e babes !...djali mes deti të lotëve me pyet? Tashti o babi që humbëm gjyshin Gjokë,/a do të shkojme në Shqipëri apo përjetë do të kemi ndarje?!...e drejt Kallmetit me mungesa shpirtërore sërisht nga ! ".(f.30)
Shembulli e korektesia në sjelljet e marrëdhëniet si bashkshort ,si prind,familjar,me të afërmit,miq e shokë, e bëjnë Lekën të adhurohet e mirëpritet gjithkund.
Gëzimin e lumturinë familjare , poeti na e jep çiltërisht në poezinë "Dita e babait"(Father's day), ku fëmijët "Naldi" e "Nela" me "dy kartolina", i shfaqin ndienjat shpirtërore ,kartolina e gruas urimin:"Gëzuar Diten e Babit o bashkshort i artë/e diell shpirtëror je gjithnjë!.."Kjo diten mallngjimin për babanë:"me ngeli peng,/se asnjëherë o i çiltër Ate:Përveç buzëqeshjes shpirtërore s'të dhurova/asgjesend!"(f.76)
Një karakteristikë dalluese, në këtë vëllim , dëfton se poeti është dorështrënguar në vargjet për dashurinë, shprehur disi me ndrojë e nuanca alegorikë , te dukura haptas , prej të cilave shkëpusim disa vargje me ndienja erotike:
"Sa kishim filluar ta shijonim cikjen e dashurisë...vetëm asaj s'ia fshihnim dot shijen e puthjes së brishë!(f.66)..nëpër deje shperthen gaz dashurie,/që ndizet vetëm me një puthje a shikim."(f.28)e puthjes i them eja po të pres,/kujdes se dikush të ndal pakëz rrugës ,/se dashuria pi helm gjelozie dhe vdes"(f.38) "Të mos ngatërrohet dashuria,/se shpirti shpirtërisht venitet(f.62)"vitet kanë ngecur e bashkë me të edhe puthja...sonte shiu shtrin duart drejt tokës,/por dashurisë s'po i njom dot buzët."(f.75)
Zëmerbardhësia e paraqet Lekën të thjeshtë ,bamirës i papërtuar për tu ndodhur pranë atyre në nevoje.Me sjelljen e njërezishme dhe talentin letrar ai është i pranishëm jo vetëm në gjirin e bashkatdhetarëve, por edhe me të tjerë qe elidhin marrëdhëniet gjithpërfshirëse ketu në mergim.
Për disa ngjarje mbresëlenese ka thurur vargjePoezia kushtuar Shenjtores shqiptares "Nënë Terezës" shpreh lëndimin shpirtëror të poetit
"...Por një ditë Zoti të thirri e të mori në parajsë....e i the: Më lër dhe pak o Ate!?Të mjekoj shpirtrat e uritur/të kësaj bote të lodhëshme!"(f.53)
Vargjet kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës shfaqin trishtimin që në titull:"Lajmit i ka ngelur lajmi në fyt" ... e di Rugovë, ti ikë trishtueshëm sepse s'e firmose pavarësinë,/megjithëse Pavarësia është ulur këmbëkryq në oxhak!(f.18)
Pikojnë lot vargjet kushtuar "Heroit lezhjan Gentian Marku që ra trimërisht në Irak" ...."Dhe pret vendlindja,/që biri të tretet në dheun e vet,/Gjergj Kastrioti në Lezhë i qesh fytyra/e thote:Heronjtë gjithmonë gjallë kanë me mbetur!"(f.32)Në një tjeter kushtuar ushtarëve amerikanë që ranë heroikisht në kerkim të lirisë, e titullon:"Amerikës iu mbushën sytë me lot" ..Ju puthjën e varrosët në heshtje...që lirinë popujve të robëruar t'iu sillnit në prag!...dhe heronj iu kthen në përjetësi!."(f.37)
Dhimbjen shpirtërore vargëzon në kushtrim të artistit që iku pa kthim:"Dhimbjens'e mbajnë dot ndienjat"...Hej Mark Lëkunda,ti që gjithë jetën mbolle buzëqeshje...zgjohu bre burrë se shokët po lotojnë në heshtje.."(f.35)Ndersa në kushtimin " Mikut tim Agim Bacelli " , në New York pikëllohet për ndienjat e hidhura qe mergimi i solli dhe që i kane "vrarë buzëqeshjen"(f.80)
Me vargje lirike poeti shfaq ndienjat njerëzore ,dashamirëse duke jetuar shqetësimet e gëzimet e shokëve dhe miqve"Shokut tim poetit Ndue Hila"....Mërgimi ta vrau pak buzëqeshjen e ndienjave"...por ti edhe natën e bëre shpirtërisht ditë!(f.77)
Mbresat në takimin e Teksasit të Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, ku shpreh dhe mirënjohje për mikpritjen nga shqqiptarët e Dallasit ,i jep mes vargjeve"U mblodhën shkrimtarë e poete ,/ngarkuar shpirtërisht me vargje e halle/,Shqipëri gezohu për djemtë dhe në djemtë gëzohemi për Nënën e Madhe."(f.61)
Virtytshmëria ia ka hequr lakminë për tu dukur e rënë gjoksit, dhe pse i shquhen veçansi cilësore në ngjitjen drejt lartësive të poezisë.Mëgjithëse është përballuar me vështirsi e të papritura në jetë , dhe me ndonjë pickim poetucësh ,për ta sfiduar, nuk është përkuluar e ligështuar , por me dëshirë,vullnet,pa dëshpërim e meri,e pikon talentin pangutje,lirshëm në haphedhjen letrare.
Zemrën e Lekës e terheq Kallmeti Lezha,Atdheu ,siç thith shiqetën e busullës Poli Magnetik.Syçelësia e kujtimeve ia drithëron telin shpirtërortë mallit përgjithëçka të dashur tek djepi i përkundjes në vendlindje , për të cilin ligjërohet në mjaft poezi:
"Kurrë të mos flija në shtratin e harrimit"...E di ,Kallmeti është zemëruar me mua...ktheu sërisht në apelin e bjeshkëve...(f.19)
Në poezitë vazhduese, mes vargjeve të lira , ndërthuret një bashkëbisedim ndermjet emigrantit dhe vendlindjes.Tek poezia "Kallmeti është mungesë "bëhet lutja:"O Kallmet bekoi pak mërgimtarët kallmetorë!...e di se Bjeshka Vele gjithëmonë do rrijë duke pritur..."(f.22-23)
Mërgimtari psherëtin brengën ankthin,trishtimin të shfaqur me vargje të rimuar e të lira:Kallmeti kish vrarë pak mërzinë"... Një afsh mërzie fryn nga Shkodra ,/për në lezhë niset me nxim,/ në kallmet për një cast ndaloka, i trishtë ishte ky fluturim... i kën të rinjtë udhëve të mergimit ,/ por jo të të gjithë evranë varfërinë...dhe buzëqeshjen shqipe ata po e harrojnë...mërzia udhëton përfundimisht në venat e mija...(f.24-25).
Brëndesia e librit ka të gërshetuar vargjet e lotimit me të haresë,ashtu siç është vërtetësia e jetës, të renditura dhe te poeia"Lezha"...shkrepëtijne ndienajt e Sqipërisë/atje lart në kala/-Gëzohu djalosh se je lezhjan,/shikoje Skënderbeu po të thërret...në të gjithë anlët ku flitet shqip/dhe bijevë anekënd mërgimit,/ me plot shkëlqim iu buzëqeshin sytë...(f.86)
Nervi i syshikimit të Lekë Gjokës nuk pasqyrohet bardhezi , por me larmi ngjyrimesh, të zbukuruara me shprehje të goditura letrare.Veçse është i ndjeshëm ndaj dukurive të papëlqyera që ndodhin në trevën shqiptare, për të cilat ofshama e klithma në vargjet e tij. larg zhanrit mediatik , shiqeton politikën të vetëquajtur e dajthtë dhe e majtë , që nuk po del dot nga llumbataku i grindjeve e krim-korrupsionit, dhe me mirëkuptim të ecin tok me hapa të shpejtuar , pa ndalesë e qorrollisje , në udhën e Bashkësive Evropiane dhe Strukturave Euro-Atlantike, ku shndrit Fari iSHBA,mikut të madh e mbrojtësit të fuqishëm të shqiptarëve.
Shqetësimin e poetit e bashkëbisedon me Frang Bardhin paraardhesin e shquar atdhetar të Kallmetit në poezinë:"Frang Bardhi është inatosur" ..."Kallmeti Frang Bardhi e ka ndërruar fytyrën..por Gjergj Kastrioti është përsëri arbërori-hero,/qe Ti e ke gdhendur përjetësisht në gërma...-Jo, jo -ma kthen Frang Bardhi i inatosur/-Ç'po ngjet me ju o stërnipërit e më?!"..Mes vargjeve të përgjigjes poeti mediton:"...e di se është disi e lodhur politika/e varfëria që kërcen në diell e në hije...(f.49)Dhe në poezine "Mall për Shqipërinë" shfren:"E di Shqipëri se trupi të dhemb...se djemtë po shamatohen për ditë... "(f.51).
Dallgëzimi shpirëror i poetit gurgullon dhimbje,maraz,drobitje,pasigurinë e të pa njohurës ,dhe jehon psherëtimën e çapëlimit në shtiqet pa udhë të jetës ,përmes grygave të malit Gramoz ,"ku udhës se Greqis plumbat vinin"(f.15) në fshatra e qytete të Eladës , ku një"shoqja e fëmijërisë nën hije semaforësh/shuan epshe mashkullore!...(f.71);përmes deteve te Mesdheut e Oqeanit Atlantik , në kapërcimin e shekullit ,me streset e të panjohurës deri në folezën mikpritëse të Atdheut të Dyte , në Floridën e Amerikës së Madhe,të vargëzuara në poezinë:Ndenjat i shtroj në spital"...engjëjt e shpresës në krahë më marrin/më bëjnë një xhiro anembanë botës/e vrapin në Florida ndalin/...Padashje hedh sytë poshtë Adriatikut,/lulet e dhimbjes në mës te detit kishin mbirë,/dallgët i gjuanin me shuplaka në të ikur,/mortja kish ngarkuar në shpinë djalërinë!"(f.43).
Këndvështrimi i Lekë Gjokës ka përmasa që pasqyrohet në tematikën e gjerë , me vizionin e kohës së tanishme dhe shpresën e besimin te ardhmëria më e mirë.Subjektet shtrihen në dy kontinentem, ku vlojnë mendimet për ngjarje e ndodhi të pëlqyera e të mbrapshta dhe shqetësimet për Shqipërinë e Kosovën.Shpirti atdhetar i tij shfren sarkazëm therëse ndaj gjëmava tragjike,tronditëse në Shqipëeri.
Ofshamën e lëshon dhe në vargjet;"Pashë në ëndërr Migjenin"...Shihte i trishtuar fëmijët që me bageti/plumba qorre prisnin/e mësimi në shkolla dot s'fillonte..Qante Migjeni me poemen e mjerimit ndër shtëpia...Qante Migjeni për hijen e zezë mortore/që u vesh Shqipëria...(f.42)
I gulçon shpirti poetit për gjithçka të hidhur :"Ktheji sytë nga Joni shikoje Otranton/e nënës i shpërthejnë lotët, që iu mbuluan më gjëmën...askush s'iu merr dorën...E në hotele më të mirë të kurvçrisë,/lëshohën plot epshe të "mençurit" e Shqipërisë,/me dollarë e ar i stolisin bythoret...E për pak monedha qe ata fitojnë/edhe gruan e vet në krevat të tjetrit e çojnë..."(f.57). Dhe dufi shpërthen me klithmë e thirrje:"Heeej zgjohuni o ju o nipat e Kastriotit,/largoni kopilat që nga dita e sotme...(f.58) ..është shekulli që Shqipërisë se coptuar ,/tia mjekojmë plaget...(f.82).
Brengosjen e ngushëllon me shpresën e pavdekëshmë"Shtriva ndjenjat shpirtërore në oqeanin e shpresës...(f.56)."Por në fund nganjëherë dhe mjerimi dorëzohet."..(f.65)Shqetësimin e thellë shpirtëror ia zbut disi ndienja qetësuese e atdhedashurisë "Vëtem në vendlindje shpirtërisht kam gjithëmonë nxehtë."(f.67).
Pavarësia e Kosovës ,ngjarja më madhore mbarëkombëtare e shekullit ,e lumturon poetin:"Zoti ka bekuar gjithë njerëzit,gjithë kombet/e shqiptaret bekimin po fillojnë ta shijojnë,/Se Kosova më pavarësi po pagëzohet!..."(f.27);...era ledhaton këtë komb me aromë lirie,/që ndihmon të vegjëlit e nuk ia shkel besën mikut/dhe kurrë s'i jep dorën padrejtësive!" (f.21)
Ndjeshmërinë e gëzimit ia tundojnë ngadalësimet zvarritëse të ushtrimit të drejtave institucionale shtetërore gjithëpërfshirësë në trevat e saj:Evropa po thur pëlhurën e pritjes...por ëndrra e shkjaut moj Evrope është e turbullt...Ejjj, Kosovë pash Zotin hapi mirë sytë,/se Evropa të rrëzon edhe dukte të mbajtur për dore,sa të kesh miqtë të mos kesh kurrë frikë,/Miqtë që me Lirinë falen në Faltore."(f.20-21)
Tragjedia shekullore e kombit e ther në shpirt poetin.Gjëmon poezia dy e kater vargjesh"O moj Shqipëri!"...Zgjohuni shqiptarë se ra këmbana e zgjimit,/ushton zëri i Ismali qemailt dhe i Isa Boletinit!...Le të ushtojnë Bjeshkët ,le të dridhet shkjau,/le të mbytet greku aty ke vau!..Më tashti s'durohet se dielli ka dalë,/e ty Shqipëri po të qesh fytyra,/bashkimi i trojeve rrugës u nis duke ardhur,/gjithmonë Zojë e Rëndë do të jetë Shqipëria !"(f.83-84)
Në mbyllje të këtyre radhëve po ndalem pak për titullin e librit,me shprehjen dome thënëse mishëruar me pamjen e kreshtës dallgëzore oqeanike në kapak,deshmon se poeti di të vërë atë që është joshëse,grishëse e ledhatuese për lexuesin,dhe ti përfaqësojë mendimin e tij poetik në tematikën tërësore të përmbledhjes.
Shpreja e përzgjedhur e titullit ,i ndriçon përgjithësisht poeyitë e librit.Vargjet kuptimplote i gjejme dhe te poezia :"Jam malësor" , me veçansi vargëzimi e strofash me katër,pesë e gjashtë vargjesh të lira:"Jam malësor...e di...edhe në Florida ku malet janë në mërgim...se shpirti ims'pranon të rrijë në hije!...se oqeani shpirtëror është i pandërprerë,herë i vrullshëm, herë i ngadalshëm,siç është vetë jeta.
Lekë Gjoka lundron në dallgëzimet me kreshta vargjesh poetike ,dhe lexuesi , e uron me dashamirësi dhe pret me etje libra të tjera me mjaltin në hojet e vargjeve të poezive të këtij poeti të talentuar .
Tashmë që i ka kapur shkallinat e para në poezi ,presim jo vetëm libra poezish ,por dhe në zhanret letrare të prozës,duke shprehur besimin e bindjen se talenti i tij do të shndrisë.
Sotir Lashova shkrimtar
Jacksonville Florida
Tetor 2008
Te jetosh si femer ne Shqiperi !... Skice satirike nga Lek Gjoka
Skice satirike nga Lek Gjoka
Me ne fund pasi mbarove edhe shkollen e larte ne Rome vendosa te kthehem ne Shqiperi.E merzitur nga zhurma e madhe e makinave qe nuk flinin asnje cast as diten e as naten mora diplomen ne gjep dhe me avionin e pare ktheva ne Tirane atje ku zemra ka nje lloj tjeter pulsmi.Si vajze qe jam ,dhe me arsim perkates besoj qe qeveria e Berishes do te me ndihmoje te gjeja nje vend pune te zanatit tim ne dikasterin e tij te pakten te rregulloja disi raportin ne mes te punesuarve meshkuj e femra !!!
Ishte dimer,ne majen e malit te Dajtit debora jo vetem ta bente me sy por sikur te krijonte ca mornica te ftohta ne trup."Miku" ose miku i mikut qe ishte leku nuk e dija se perseri merrte fryme lirisht.U takova me mikun dhe cuditerisht kisha gabuar disi.Miku me priti me embelsi ndersa miku i mikut mu duk se kishte vdekur.Por miku se si ma rrotulloji dominone dhe me tha se perpara se te aplikosh per pune duhet te testohesh nje test qe asnjehre nuk e kisha kaluar por ishte fare i thjeshte.
-Mire-i thashe gjithe mirsjelle europiane e kenaqur qe me fund edhe ne Shqiperi po fillon te trokase pasksa rregulli i Europes qe me i zoti te rri ne vendin e pune.Nejse pa menduar gjate me bien zilja e celularit.
-Alo!.Alo!-- ju jeni ajo..
-Po -ja ktheva me ne fryme -po ju kush jeni?Nga e keni marre numrin tim te telefonit?
Njehere u shtanga.Une isha e dashuruar dhe nuk kisha nevoje qe te reaklamohesha ne gazete per nje martese por sic thone nganjehere te genjen edhe vetja.
-Miku juaj,ma dha numrin-ma ktheu zeri me nje fryme qe dukej sikur kishte marre zjarr dhe do ta shkrinte tere boren e Dajtin-jam ministri i..
-Kush?Ministri?- dhe u shtanga ne cast.Sa cudi thashe me vete.U gezova disi qe qeveria e Berishesh paske zgjedhur ministra tere kulture dhe te arsyshem.Njehere pandeha se ne te vertete qeveria deshironte kthimin e trurit nga mergimi dhe ndertimin e nje administrate perfekte nga ministri e deri tek pastruesja e thjeshte por...Nejse.Disi si e torullosur dhe plot emocioni si nje femer qe isha e permblodha vetem dhe ja ktheva.
-Po mire zoti minister,ne cfare ore takohemi neser ne dikaster?
-Kur te duash-ma ktheu ai duke shryre si dem i harlisur,-por perse nuk vjen sonte tek shtepia ime qe te marresh pyetjet dhe dhe te fillosh test…
-Cfare?-ia ktheva e habitur duke e nderprere ngaqe nuk duroja dot ate frymarre epshore te atij ministri qe e kisha pare vetem ne televizor.
-Edhe mund te testohesh pak sonte-ma ktheu me nje fryme-Vajza si ti i duhen ministrit,o me fal ministrise dhe qeverise -nderyri ne cast ai.
E pashe me ne fund se ne Shqiperi kishte ndryshur disi kohe.Nuk ishte me fillimi ,ministrat dhe politikanet shqiptare s'kishin me nevoje per mik a mik te mikut se i kishin nderuar vilat dhe banka nuk pranonte me para ne emer te tyre dhe tashti kishin nevoje per harlisje.Se mos punonin ndaj se si mu kujtua nje fjale e vjeter popullore se kush punon ne Shqiperi ha ndersa kush rri si puna e ministrve ha ,pi ,dhe....
Me ne fund vendosa te shkoj dhe te takoj vete ne takim privat ministrin dhe bashke me mua fatmirsisht erdhi edhe telefoni qe ma kishte dhuar i dashuri nje Blacberry i fundit me kamer.Hyra ne shtepine e tij dhe njehere pandeha se isha ne Rome ne nje nga vilat e Beluskonit por kur pashe flamurin e kuq mbi oxhak u shtanga disi. E dija se ai flamur nuk kishte vend ne ate oxhak por fatmirsisht ai me ndihmoi shume,dikur me ate flamuar Gjergj Kastrioti sulmonte turqit dhe fitonte,ndersa une po me kete flamur kisha mundesi te fshija telefonin dhe te filmoja mistrin me tere epshet e tij mashkullore tashti ne pleqeri epshe qe i kishin ardhe nga detyra sepse kisha degjuar si ne per mjergullus se po te te behesh minister ne Shqiperi nuk kisha nevoje per asnje lloj viagre sepse ai kolltur ishte i teri i viagrinizuar.Ndeza kameren dhe ne cast pashe ministrin qe hyri nga dera e pasme e kuzhinesh me bizhama veshur.
-Zoti minister-ia prita ne cast-dhe I hodha nje sy telefonit qe filmonte ne drejtim te tij teper e qete dhe pa strese.
-Si mund te testosh i veshur me bizhama.?
-Ha,ha,ha-qeshi ministri-sa vajze e zgjuar qe je.Ja me ket fjale e more testin e pare dhe neser je e punesuar si sekretare me 1200$ ne muaj plus shperblimet.
-Ok-ia ktheva disi e shqetesuar-faliminderit.
U nisa gjoja te largohem.
-Prit,ku iken-ma ktheu ministri me nje fryme I skucur ne fyryre sikur te kishte ndezuar tere diten cigare me hashash-ti e more testin e pare por ke edhe nje test te dyte qe pasi te mbarosh edhe ate atehere je e punesuar.
-Jo ,jo zoti minister,ju falenderoj per ftesen por testin e dyte nuk kam mundesi ta marr sot.
Ai zgedhiu dhembet dhe ma priti si ne te qeshur
-O me fal zonje, nuk e dija se albitri te ke dhene karton te kuq per nje jave.
-Nuk jam zonje –ia ktheva disi e inatosur-jam zonjushe.
-Aq me mire – ma ktheu perseri ai-se te bej une zonje.
Nje cast duke perfituar nga erresira epshore qe e kishte kapluar ministrin shtriva doren dhe mora celuarin.E futa ne cante dhe u largova.Ministri u shtang disi por duke mos kuptuar asgje , ma ktheu si me ton ministror.
-Degjo ketu vajze e mbare,ben mire te besh nje jave studime seksuale dhe te vish te testohesh, dhe si te kalosh testin je direkt e punesuar ,mos u merakos per kohen se cdo dite te paguhet.
-Posi ,posi-ia ktheva me nje fryme dhe e mbylla deren me force.
Si dola ne rruga u mbusha mire e mire me fryme me arjin qe per fat te mire dje kishte ra shi ne Tirane dhe nuk ishte tere pluhur.Buzeqesha pak me vete tek shpejtoja neper bulevardin e madhe ngaqe nuk pranova te hipi ne makinen e ministrit.Nje cat u ndale dhe psheretita me vet
-Dreqi ta marre kete jete.Keshtu qenka te jetosh si femer ne Shqiperi?!......
Lek Gjoka
Florida Mars 2009
Sunday, October 19, 2008
“Dallgëzim i oqeanit shpitëror” Meditim (për librin me poezi të Lekë Gjokës)
-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York
“Dallgëzim i oqeanit shpitëror” (Florida, 2008), i ka pagëzuar krijimet e veta të vëllimit poetik autori shqiptaro – amerikan Lekë Gjoka, me banim në Jacksonville, të shtetit Florida. Vepra hapet me poezinë “Me dy nëna”, e cila i kushtohet ditës para betimit për nënshtetësi amerikane.
Titulli i librit me poezi, mund të tingëllojë plot dhimbje dhe mall për vendlindjen, befasues në takimin apo shikimin e parë. Por, në të vërtetë, titulli i përshtatet veprës, sepse shpreh një dëshirë të zjarrtë të autorit, që gërshetohet me temat e ndryshme që trajtohen në lëndën e re poetike.
Një rast fatlum, që përcakton edhe hapësirën e larmishme tematike të librit, është fakti që eksperienca e poetit është e ndarë midis Shqipërisë dhe Amerikës, ku ai jeton prej mëse dhjetë vjetësh. Kjo gjë e ka ndihmuar atë të sjellë një tjetër frymëmarrje në tekstet poetikë, duke zgjedhur një këndvështrim më real dhe prekës mbi botën njerëzore e atë arbërore në veçanti të shpërndarë anë e kend rruzullit.
Lexuesve u është dhënë mundësia t’a kuptojnë dhe njohin edhe më mirë botën e ndjeshme letrare të poetit, që me thjeshtësi perdorë shprehjen poetike, veçmas metaforën. Ai i ka përdorur figurat letrare me kujdes dhe nikorçillek. Atij i vjen keq për çdo luftë (poezia “Lufta”), që bëhen shpesh me pakuptimësi në planetin tonë, kudo kjoftë në Veri a Jug apo Lindje a Perëndim, sepse ato sjellin fatkeqsi, plagë, shkatërrim…, ku shpesh viktima të pafajshme janë fëmijët dhe nënat e tyre…
“Kacavirren mendimet”, “Lajmit i ka ngelur lajmi në fyt” (vargje kushtuar Presidentit të Parë të Republikës së Kosovës, të ndjerit Dr. Ibrahim Rugova (1944 – 2006)), “Jam i krishterë”, “Ikin ëndërrat”, “I ftohti shpirtëror hap dritaren”, “Dhimbja ka ngarkuar brengën në shpinë”, “Gjumin e mora për dore”, “Ëndërr më lë rehat”, “Dhimbjen se mbajnë dot ndjenjat” (poezi kushtuar humoristit shkodran Mark Lekunda”, “Amerikës iu mbushën sytë me lot” (vargje kushtuar ushtarëve amerikanë, që ranë heroikisht në kërkim të lirisë së popullit irakian), “Jam malësor”, “Shqipëri gëzohu për djemtë”, “Nënat”, etj., etj. Janë këto motive poetike, temash dhe frymëzimesh të llojllojshme, me të cilat autori e ka shpalos hijshëm botën e vet të brendshme, por gjithnjë duke medituar edhe për problemet që e mundojnë njeriun e këtij nënqielli, që e preokupojnë bashkëvendasin dhe bashkëkombasin e autorit.
Poeti, është i lidhur shumë me vendlindjen dhe mallin (“Kallmeti është mungesë”, “Kallmeti kish vrarë pak mërzinë”, “Lezha” “Përsëri në vendlindje”),për tokën, ku ka lindur dhe rritur e vë gishtin te plaga e dhimbshme e kurbetit (“Rrugës së mërgimit djemtë po puthen me morden”, “Mërgimi t’a vrau pak buzëqeshjen e ndjenjave” (vargje kushtuar poetit lezhian me banim në Detroit Ndue Hila), “New York – u ka vrarë buzëqeshjen” (mikut poet Agim Bacelli), “O moj Shqipëri”).
Ai përmes vargut të shpirtittë lirë dënon poetikisht ato bashkëvendas të pashpirt, që shesin në panairin e skllavërisë së mishit të bardhë (prostitucionin tek semaforët e kryqëzimeve rrugëve të Europës Perëndimore) vajzat shqiptare (“O Zot pse po na vrasin vajzërinë!?”), duke qenë tutor të shfrytëzimit (bisnesit) të tyre.
Poeti, vijon t’a lëvrojë lirikën atdhetare edhe në vëllimin e fundit, që sot kemi në duar. Kjo lirikë amtare, kur u drejtohet temave historike (“Kosovës duan t’i fusin ndërkëmbzën”, “Ëndërr a je zgjuar!?” (Pavarësisë së Kosovës), “Pashë në ëndërr Migjenin”, “Frang Bardhi është inatosur”, “Mall për Shqipërinë”, “Më lër edhe pak o Atë!” (kushtuar të Lumes Nënë Tereza (1910 – 2007)),merr një karakter më meditativ, ku nuk i shuhet e dobësohet asnjëherë frymëzimi.
Por mbi të gjitha, shumë prekëse janë krijimet e dhimbjes, që i ka përkushtuar prindërve të dashur, të cilët, fatkeqësisht u ndanë nga kjo botë pak vite më parë. Ai e adhuron nënën dhe babain me fjalë të përzgjedhura me kujdes nga thesari i poezisë. Dashuria për prindërit është e pakufishme, ashtu siç është dhe dhembja zhuritëse (“Lamtumirë nënë!”, “Krishtlindje në mungesë të nënës”, “Në apelin e dashurive a do mungojë nëna!?”, “Nënës time që nuk jeton më”, etj.),që ndjen ai dhe fëmijët e poetit nga mungesa e tyre.
Në poemat për nënën e babain, që gjenden në shumë faqe të vëllimit, paraqitet para lexuesit si natyrë tepër delikat, me fantazi të pasur emocionale e me ndjenja të brishta në çastet e hidhur të ndarjes nga ata që e sollën në jetë. Kemi këtu figura apo mjete poetike që përshkojnë dhe hijeshojnë shumë librin e ri.
Në mes tyre janë poezitë e shkruara në kohë e hapësirë të ndryshme, të frymëzuara nga jeta dhe ngjarjet e ditëve të caktuara. Sidoqë që të jetë kriterët e autorit duhet respektuar dhe nderuar, sepse në këtë mënyrë zbulojmë shpirtin e ndieshëm të tij, zbulojmë botën intime dhe gjithësesi shpirtin krijues të tij.
Të njohësh Lekë Gjokën, do të thotë të njohësh një botë të veçantë poeti, të heshtur e pa bujë të mbushur me gjithçka, që jeta i ka ofruar, gëzime, hidhërime, dhembshuri e forcë, lotë e buzëqeshje, mall dhe mbi të gjitha dashuri e respekt për vendlindjen (Kallmetin) dhe Atdheun e dytë të tij Tokën e Bekuar të Amerikës.
Poezia e Lekës është si ai vetë, - i dashur , i dhimbsur, i mbështjellë me botën e babait të mirë, të shokut e mikut bujar. Të lexosh poetin në vargje, ke lexuar shpirtin e tij të pamposhtur, që nuk e theu dot asnjë lloj stuhie, që erdhi furishëm rrugës së tij që në fëmijëri.
Poezitë e tij tregojnë fazën e konsolidimit të konceptit krijues të autorit, krijimtaria e të cilit ndjek linjën e thellimit tematik e përmbajtësor të vazhdueshëm nga njëri libër tek tjetri.
Këtu shihet koherenca e rrafshit semantik të poezisë (pra është fjala) për shprehjen, të figurës, të vargut dhe të ndjësive në përgjithësi.
Lekë Gjoka (1970),ka lindur në Kallmet të Lezhës, një nga fshatrat më të bukura në Shqipërinë e Veriut, me një gjelbërim të përhershëm, me ujëra të bollshëm, me njerëz punëtorë e fisnik, artdashës dhe bujar. Këtë fshat e njohim edhe me veprën "Kallmet", e të tjerët e indetifikojnë me leksikografin e parë shqiptar, e patriotin e madh Ipeshkvin Emzot Frang Bardhi (1606 – 1643).
Autori në fillim të vitit 1991, duke mos duruar dot ofshamat e fundit të komunizmit, që kërkonin t’a merrnin në varrin greminë që po binte, me qindra jetë djaloshare, arratiset nga ushria në Ersekë të Kolonjës për në Greqi, ku në Athinë njihet me poetin, publicistin e gazetarin e talentuar Kolec Traboini. Ato sëbashku nisin të botojnë reportazhe, artikuj dhe cikle me poezi në gazetën "Egnatia", që botohej në Greqi nga z. Traboini.
Krijuesi Gjoka, është një fitimtar i përhershëm mbi rropatjet e tramvajet e jetës. Në vitin 2001, botoi vëllimin e parë poetik: "Lotët e puthjes", që pasoi me vëllimin e dytë: "Diellin e kapa për veshësh" (2003). Këto ditë, ai para lexuesve doli me vëllimin e tretë poetik: "Dallgëzim i oqeanit shpitëror" (2008).
Është një risi sa i përket rrethit tematik, sferës së preokupimeve dhe prurjeve me ngjyra artistike, poezi të cilat kryekreje ndërtojnë një profil të mvetësishëm në krijimtarinë elegante të autorit.
Librat me poezi të Gjokës, sjellin një lloj tjetër arome, për shkak të rrethanave jetësore. Deri në ditën e daljes në dritë krijimet janë shikuar e lëmuar me shumë kujdes, duke arritë në këtë përzgjedhje, që i ka bërë vargjet më të komunikueshme e mesazhpërcjellës.
Cikle me poezi shpesh autorit, i janë botuar në antologjinë poetike: "Ballada e largësive"(1995), “45 poetë për Lezhën" (1996), "Pas Migjenit” (2001), si dhe në gazetat e diasporës: “Jeta Katolike”, “Illyria” (New York), Tiranë, Prishtinë dhe shumë faqe interneti dygjuhësh shqip – anglisht.
Leka, falë pasionit për kompiuterin dhe përkitazi me letërsinë, drejton në internet faqen Lezhe Online, Kallmeti Online dhe në Yahoo, toplistën më të madhe shqiptare Mëmëdheuetj.
Që prej vitit 1998, poeti kallmetar jeton në Jacksonville, Florida, ShBA – së, sëbashku me bashkëshorten Bardha dhe dy femijët: Donald dhe Daniela Gjoka.
Thursday, August 14, 2008
Semundja e internetit apo shpia e thashethemeve ----- nga Lek Gjoka ---
Skice satirike (pjesa e dyte)
...Me ne fund e kuptova se isha dikushi dhe e kisha pervetsuar mire zanatin.Me e keqja ishte se si dreqin me kishte hypur nje dell poeti dhe fillova te botoja libra me vjersha se nuk kisha deshire te quhesha poet por vjerrshetor ngaqe poet me dukej fjale e ulet sepse mund te me konsideroje si Agolli apo Kadareja ndersa vjershetor je si Frasheri,Cajupi..Por se si na mbiu ne internet ne forumin ma te madh shqiptar online "Shqiponja" Mira ajo qe dikur kishte shitur te pazari i gabeleve breke e kanatiere burrash e grash e kishte nderruar edhe emrin dhe kishte hedhur nje lume me fjale te pista mbi vargjet e mi plot e per plot figuracione.-Pale ,pale -psheretina me vete-Mira e brekeve paska fituar llotarine Amerikane dhe na qenka bere poete.Shpejt e shpejt hapa nje e-mail te te ri dhe u nisa diretk per ne forum.-Ulkesha e bardhe te me shaje mua-flisja si me vete,pale qe na paska botuar edhe libra me emrin ulkeshe,por une jam ujk qe ha edhe ulelkesha dhe jo shiteshe brekesh.U ndez aq mire zjarri online saqe nuk e ndigjoja fare mpirjen e kembe nga te ftohtit e janarit kallkan ketu ne Tirane.Me ne fund Mira e merzitur nga humbja e dyluftimit u kthye perkohesisht ne llogoren e vet duke pritur ardhjen e pranveres qe te nxehej koha dhe ti ndizet gjaku prej ulkeshe .Nejse , ditet iknin dhe forumi "Shqiponja" ra ne heshtje lexoje vetem lajme ,poezi,tregime dhe informacione te shkurta nga mergimi.U merzita aq shume taman si Berisha kur pozita dhe opozita u pajtuan bashke dhe nuk kishte ma mundesi se si te shante e te shamatohej me Edi Ramen megjithse dilte tek tuk ndonje deputet socialist qe ia ndizte gjakun dhe cliroj disi shpirterisht i shkreti kryeminister.Keshtu edhe une vendosa te shahesha me vetem time.Te shikoja se ne cilen e-mial adrese isha ma i zoti.Dyluftimi nisi.Me kete rast kisha mundesi qe edhe forumi te merrte disi ma gjalleri dhe te leshohesha si fortuna ndaj pjestareve te forumit bile edhe ndaj Mrikes ne Angli sepse plasa nga inati se pse ma kishin lavderuar aq shume Mriken ,-Mrika -thashe me vete- shyqyr qe paska shkuar ne Angli por tani doka edhe lavde ne pleqni,jo kot nuk pretendon edhe per dekorata se tash se si dreqin me ane te kompjuterit lajmi vjen aq shpejt sa te hapesh e te mbyllesh syte e ta bejne gropen ne vend.Por jo mua jam ma i zoti dhe nuk ka me ma hare kurre qeni shkopin.Mendoja e mendoja dhe nuk dija se si ta shaja veten ndaj pasi i hodha nje sy ores dhe e pashe se kishte kaluar mesi i nates e lashe te mendohem disi dhe te kthehesha serisht online neser..
(Vijon)
Nga Lek Gjoka
Semundja e internetit apo shpia e thashethemeve
Skice satirike
Duke pare qe te tera grate e fshatit filluan te me largonin sepse llafet e mija ishin te tera shpifje qe torullosni nerezit mbare me faj e pa faj , shita tere kopene e dhive(ngaqe djali nuk me dergonte me leke nga Amerika !..) dhe i nisa per ne Tirane.I mbetur vetem nuk dija ke te merrja per goje dhe po rrija ulur ne nje trotuar.
-Dreqi ta marre ! -thashe me vete -kam trezi se do te humbas profesion e llafnajes dhe do te semurem keq.Ashtu duke mendur per kete humbje te madhe zanati zanat qe e kishin pervetsuar aq bukur edhe politikanet tane ne Shqiperi pse jo edhe ne Kosove kthej koken anash kur shikoj nje dyqan te madh plot me televizora dhe njeret te ulur ne karrike po luan me duar ne nje pjese te bardhe.I shtyre nga kurreshtja hyra mbrenda dhe pa marre fryme mire kur ma pret njeri si me dashamirsi.-Xhaje ,mirse erdhe ne internet kafe !, jemi internete kafeja me e lire ne Tirane.
-Shyqyr -psheretiva si me vete -ma bej ne kafe te qetesohem disi dhe po pate edhe raki pa hile edhe nje dopjo raki..
-Ketu ja ben vete kafen vetes xhajo-me kthen ai si me humor.
-Si ja bej !-thashe si me fryme ,-gjithmone kafen ma piqte grueja dhe me gjezme e ju ketu ne kryeqytet e di se keni perparu .
Djaloshi qeshi serisht dhe me tha,me dy dy mije leke te vjetra oren dhe mund te ecesh ne te tere boten per nje ore.
Ngrita koken dhe i ktheva si habitur duke marre ere for me hunde se mos ai ishte i pire.-Mos ke gje anije kozmike more bire?
-Me shpejt se ate, kam komjuter me internet dhe ti mud te shkosh ku te dush,mund ta flasen me ke te duash....
Ai po fliste ,po fliste por nuk po ja vija veshin fare ngaqe isha teper i kenaqur se e gjeta me ne fund shpetimin tim te zanatit para se te dilja ne pension.Dalngale u dashurova aq shume me ate televizorin saqe me ne fund vendosa ti telefonoja djalit ta me dergonte nje nga Amerika dhe per fat te mire djali kishte nderuarr mendje dhe kishte mbledhur tere leket e punes dhjete vjeqare ne mergim dhe erdhi perfundimisht ne Tirane se siq tha ai atje ku jetonte ai binte shume bore dhe bora ti thante shume shpejte trute
vijon
Lek Gjoka
Monday, June 30, 2008
Kacavirren mendimet-cikel poetik ng Lek Gjoka;
Kacavirren mendimet në pemen e merzisë
qiejt shpirtërorë i ledhatoj me buzëqeshje
mendimet veshin trikën e trishtë
ndal frymen ; e një çast mendimet i gjuaj me heshtje !..
Ngatërrohën planetet e dashurisë
në ketë stinë dashurie ngatërrohen rrotullimet
dielli i shpreses mundohet të mos japë shpirt
megjithese drejt shtratit te vdekjes po shtriqen përqafimet !..
Pemet shpirtërorë po thahen e lëshohen ne denesa lotësh
se dikur pas puthjës rigonte ëmbelsi
e zjarri i ngrohtësise oqeane epshesh shijonte
dhe male trishtimesh e tonelata thashathemesh i bënte hi !..
Kacavirren mendimet në pemen e merzise
trishtimin mundohëm ta gjuaj me heshtje
shtrij duar e ledhatoj imazhin e dashurisë
dhe s'dua ti pres bilete vdekjeje !...
Dita e babait
- Father's Day
Tre kartolina qendrojne ne rradhe
kete mesnate lodhja ne oqean u zhyt
ne Amerike ka edhe Dita e Babit
se edhe ai si Nena eshte prind !..
Naldi e Nela flene gjume me endrra
babait sonte i kane bere dhurate
dy kartolina te hijshme se aty eshte ndienja
e gjaku ne vena mu nis me vrape !..
Pak me tej qendron nje kartoline e trete
po kjo?-thashe-
"Gezuar diten e Babait o bashkshort i arte
e diell shpirteror te kemi gjithnje"!..
Sonte eshte Dita e Babait
sakaq ndienja mu shtang e shpirti
me ngeli peng
se asnjehere o i cilteri Ate
pervec buzeqeshje shpirterore s'te dhurava asgjesend !...
Jam malesor !...
Jam malesor ... e di
se qeleshja e bjeshkeve me mungon
mbi krye
Ja malesor ... e di
se shpirti im s'pranon te rri ne hije !...
Jam malesor ... e di
edhe ne Florida ku malet jane
ne mergim
Jam malesor ... e di
se oqeani shpirteror ka vetem
dallgezim !...
Jam malesor ... e di
me mergimin per dore do te ec
Jam malesor ... e di
te lutem o Bjeshke mos i harroni kurre djemte !...
Rete ngaterrohen me qiellin kalterosh
dhe vrapojne te ndajne kufijte
por nuk ke as kohe qe ti pajtosh
e shkreptima dritash iu shperthejne syte !..
Kete nate rete u shamatuan
pas nje lotimi serishmi rane ne paqe
o zot te mos shamatohen njerezit
se asnje oqean shpirteror s'ju ben dot larje !...
LUFTA !...
Shekujt shtriqen te lodhura e dridhen nga ethet
ditet kane ngelur nuk pranojne ta hedhin hapin
e njeta simfoni trishtimi troket mengjesesh
dhe vdekja jetes ia prishi gardhin !...
Lufte!..Lufte!
qe gatuhet neper tavolinat e diplomateve te drunjte
qe pine wiskin e idhet te etjes
neper hotela luksoze me femra magjepse me gjoks parashute!..
Ata flene te qete pasi e ndezen fitilin e vdekjes
dhe ne ushtaret e vdekjes qe nenes
ia vrame embelsine e jetes ne buze
leshohemi turruvrap me rrapullimat e jetes
megjithese krahe hapur mordja po na pret ne Rruge !..
Ikin ditet!..
Dielli te shikon me habi
e nga dhimbjet serishmi iu shtuan thinjat
kur nje Lufte e re me frymarrje vdekjeje troket perseri !..
Nje here Hena desh pesoi Atak
bertiten politikanet eklipsi i henes
por ajo pa vdekjet qe po shriqen ne varg
dhe s'pa ma jete ne syte e zemres !...
Lufta nganjehere vret Roberine
Por!...
ben mire qe tia leshoje Boten Paqes !...
Florida 2008
Thursday, February 7, 2008
Ënderr amerikane apo djall?..
tregim.(nga Lek Gjoka)
Një mjergull e dendur ia kishte behtur papritur duke ia turrullosur me shume ate koken e vogel tullaqe ku ca cime te holla flokesh kishin mbire ne menyre te çrregullt si vete jeta e çrregut e Syri Matrizit.As vete nuk e dinte se si ishin rrokullisur aq shpejt ne dyshezen e mergimit ato kater vjet plot me halle dhe strese.Rreshqiste me padurim me ate fordin e lodhur rruges qe te dergonte tek banka.Ishte lebetitur fare duhet te pagonte plot dy mije dollare qe te nxirrte te ashtequajtur gruan e tij Sandra Smith nga burgu.-Djalli e marrte-bebezoi si neper dhembe duke hedhur nje veshtrim ashtu koturu perjashte xhamit te makines.Në të dale te Mandarinit dalloi nje vene gri me nje flamur te madh shqiptar dhe pa e kuptuar as vete sesi iu rrokullisen ndienjat larg shume larg ne Shqiperi...Era e ngrohte e Adriatikut se si ti fryente mushkerinjte.Pranvera ashtu pa ndroje kishte trokitur ne lulet e pemeve por as vete Syri nuk po e kuptonte dot kete pranvere.Diçka si turullime ia kishte kapluar mendimet.-Oh zot-psheretiu si me vete duke tehequr vemendjen e Pjeter Currit shokut te tij te ngushte .Pjetri e shikoi drejt e ne sy disi i habitur dhe pa humbur kohe iu drejtua.
-Çfare kemi Syri?
-Hiç-ia ktheu gjoja si i qete.
-Ahaahhaaa- qeshi si nëper dhembe Pjetri-me duket se pas pranveres vjen vjeshta pra..
-Çfare vjeshte -e nderpreu ne mes ai duke e ngritur zerin me vale si nje radio e lodhur
-Vjeshta pra -ia kthei serishmi i qete Pjetri -te korrurat
AAAA!-bebezoi si nëper dhembe Syri
-Të dashuruarit e pranveres e korrin dashurine ne vjeshte me martese-nuk iu durua me Pjetrit dhe kelthiti me te madhe troç.
Syri qeshi si me ironi.- kush djallin me paske pare mua me Luljeten-i foli pakez vetes-a thua di çdo gje ai?Si u kthjellua disi i hodhi nje veshtrim si enigmatik atij e kapi per krahu dhe u nisen drejt kafes.
-Për ku?-s'iu durua atij-dhe iu drejtua gjoja si i habitur
-Per kafe,birra -ia ktheu i qete Syri-te korrurat duan urime
-Aahaaa!-qeshi si neper dhembe Pjetri
Piiiiiiiiip!Piiiiiiiiiiiiiip!.Buria e makines prapa ti se si ia treti ato kujtime te largeta te perzier me pak pluhur harresa nga tere ato vite qe kishin kaluar me rrapullime.I hodhi nje veshtrim makines pas ,i ngriti doren duke i kekuar falje ngaqe ishte harruar ne kujtime dhe nuk e kishte pare qe ishte ndezur semafori i jeshilte.E shkeli pedalen e gazit me force tëre nerva dhe e ndali vrapin përpara bankes.Si mori parate ngaqe avokati nuk donte chek por vetem kesh u kthye në
Sauthsajte.Trokiti si me rrembim në deren e apartamentit ku banonin qe prej tre vjetesh me Luljeten dhe dy femijet Donaldin dhe Danielen.Si me nje kercitje te vajtueshme ajo hapi deren dhe disi e merzitur iu leshua ne krah te Syrit si dikur në breg te Adriatikut.Pa e kuptuar e puthi.Ai e veshtroi një copez here dhe gadi sa siu rrokullisen lote nëper faqe.Të lutem te me falesh-iu duk se si i folen syte e ti.Një heshtje varri kishte rënduar dhe çuditerisht asnjeri nuk po guxonte qe ta vriste kete heshtje.Vetem zhurma e kondishes dhe zeri i televizorit sikur ishin pronaret e vertete te kesaj heshtje te gjate.-Babi!- u degjua nga dhome tjeter zeri i Donaldit-i cili erdhi me vrap dhe iu ledhua në krah te Syrit.
-Babi -kelthiti ai me nje shikim embelsues femijeror-a do të me blesh kaseten me skupindu-se mami me tha se nuk kemi leke,he babi fol.Ajo tha se do te pagojme shume leke per te nxierre teta Sandren nga burgu!..
-Po-psheretiu e qete ai dhe beri sikur s'ia vuri veshin fjaleve te fundit.
-I love you!-babi-unë te dua shume ty por edhe mamin e dua edhe motren-dhe nisi ti perqafonte te dy njeheresh.Nga jashte nje ere e lehte lozte me perden e dritare se hapur.Heshtja kishte kohe qe kishte vdekur.Luljeta e veshtroi drejt e ne sy dhe s'iu durua dot me dhe iu drejtua disi nervoze dhe si me ironi sikur nuk dinte gje.
-Ç'kemi ndonje te re?
-Hiç-ia priti ftohte ai
-Si e kam gruan e burrit tim?-e thumboi ajo si pa dashje
-Shko e shihe-ia ktheu qete ai-ne burg në qytet e ke?
-Ne qoftese te kam merzitu po shkoj te jetoj me te ne burg-ia priti serisht Syri dhe u shtri rate ne divan duke i hedhur nje veshtrim te shpejte kujtimeve te kaluare plot idhnim ne Amerike...Duke pire ngadale nje kafe expres vetem nje ne kafe te vogel ne nje cep te San jose bulevard dëgjoi ca hapa qe i ndaluan pas shpine.Ktheu koken dhe nje cast i hodhi nje veshtrim mosperfilles Gezim Cukut.Ia beri me shenje qe te ulet dhe i porositi nje birre ngaqe ai kishte zet nga kafet.
-He Syri -ia priti ai tere humor duke gerthitur-qesh se shpejt po te bej edhe ty me letra me te..
-Si!-e nderpreu ne mes ai dhe syte i moren nje shkelqim tjeter.Oh zot -i foli vetes-me duket se shpetova.
-Po,po -s'iu durua Gezimit-te kame gjetur nje amerikane qe te martohesh nja tre-kater vjet sa te besh letrat.Është pak e moshuar por shume e mbajtur si tridhjete e pese vjeqe duket.
Ai u step.I hodhi nje veshtrim mosperfilles atij dhe qeshi si me ironi
-Hahaha!-levizi lehte filxhanin e kafes dhe iu drejtua serish-do te me besh me dy gra ?
-Në Amerike je beqar -ia priti i qeteGezimi-dhe ke nevoje si çdo mashkull për nje grua qe..
-Po-e nderpreu ne mes-por vetem per Luljeten gruan time dhe femijet e mi.Sakaq buleza loti i rreshqiten nëper faqe.
Kishte nje vit qe s'i kishte pare ato fytyra te pa zevendesueshe per te dhe lotet serishmi i rridhnin çurk.
-Mbaje vetem bre -nuk iu durua me gjate Gezimit dhe bertiti me te madhe duke terhequr vemendjen e te tjereve qe pinin në kafe-a je burre a femi,ty te erdhi shanci ne dere;dhe si per çudi ia befti ne prag te deres Sandra Smith
bashkshortja e re qe do tia ndryshonte tere rrjedhen e jetes ne Amerike.
-Hi-pershendeti ftohte dhe porositi nje birre.Syri e veshtroi si me habi dhe qeshi me vete si me ze.
-Haahaa!-grueja ime pika birre,oj oj paska edhe malboro ne gjep,pa ma flliqka shtepine -fliste si me vete ngaqe nuk pinte duhan i kishte zet ato qe e pinin..............Ejjjjjjjjjj-bertiti me te madhe Luljeta duke iu shkundur kujtimet e mykura-çfarë po kujton ngrihi te flesh ne krevar se u be shume vone dhe neser ke shume punë.U ngrit si dikur ne rini kur mezi priste qe ta takonte,ta mirrte në krah dhe ta puthte mu ne buze te Adriatikut ato buze hollake por teper perveluse.
Ashtu si duke u rrokullisur u leshuan ne krevat.Për nje çast qendruan në heshtje dhe papritma ai ia dha nje te qeshure me te madhe duke i dhene nje te puthur te forte ne faqe.
-Ore-iu drejtua Luljeta -perse qesh ?Gruaje jote legale Sandra Smith ndodhet në burg se e kane kapur me droge dhe ti harrove fare.
-Ne djall te veje grueja e letrave Amerikane!-dhe iu leshua me tere egesine mashkullore sikur ta kishte per here te pare-une ja ku e kam dashurine time paçka qe eshte ilegale ne Amerike por ne i kemi dy deshmitaret tone kryesor te legaizimit tone Donaldin dhe Danielen.Ne djall te veje endrra dhe jeta Amerikane.................
Kishte kaluar mesi i nates.Zhurmat e makineve godisnin pa pushim kete nate te lodhur plot me halle dhe ilegalitet!....