Writer Bio Lekë Gjoka ka lindur me 6 Prill 1970 në Kallmet të Lezhës, një nga fshatrat më të bukura në Shqiperinë e Veriut, me një gjelbërim të përhershëm, me ujëra të bollshëm, me njerëz punetorë e artdashësh. Këtë fshat e identifikojnë edhe me verën e tij të famshme "Kallmet", e të tjeret e indetifikojne me leksikografin e parë shqiptar, e patriotin e madh Frang Bardhi. Autori Lekë Gjoka në fillim të vitit 1991, duke mos duruar dot ofshamat e fundit të komunizmit, që kërkonin të merrnin, në varrin greminë që po binte, me qindra jetë djaloshare, arratiset nga ushria në Ersekë të Kolonjës për në Greqi, ku ne Athine njihet me poetin, publicistin e gazetarin e talentuar Kolec Traboini, ku nis të botoje reportazhe, artikuj dhe cikle me poezi në gazetën "Egnatia", që botohej në Greqi nga Koleci. Lekë Gjoka është një fitimtar i përhershem mbi rropatjet e tranvajat e jetës. Në vitin 2001 botoi vëllimin e parë poetik "Lotët e puthjes", që pasoi në vitin 2003 me vëllimin e dytë "Diellin e kapa për veshësh". Cikle me poezi janë botuar në antologjinë poetike: 1- "Ballada e largësive" (1995), 2- 45 poetë për Lezhën" (1996), 3- "Pas Migjenit (2001), si dhe në mjaft gazeta si në Diasporë, ashtu edhe ne Tiranë, Prishtinë, etj. Drejton në internet faqen Lezhe Online,Kallmeti Online dhe ne Yahoo, toplisten me te madhe shqiptare MEMEDHEU si dhe Albemigrat dhe nje mori listash te tjera... Që në vitin 1998 jeton në Jacksonville, Florida, SHBA sëbashku me bashkshorten Bardha, dhe dy femijët Donald dhe Daniela Gjoka.. Lotët e Puthjes Larg në dhé të huaj Ishte çmendur makina e pronarit dhe me vrap
|
(Nje cikel i ri poetik botuar ne gazeten Illyria ne Nju-Jork) Kacavirren mendimet
Kacavirren mendimet në pemen e merzisë qiejt shpirtërorë i ledhatoj me buzëqeshje mendimet veshin trikën e trishtë ndal frymen ; e një çast mendimet i gjuaj me heshtje !..
Ngatërrohën planetet e dashurisë në ketë stinë dashurie ngatërrohen rrotullimet dielli i shpreses mundohet të mos japë shpirt megjithese drejt shtratit te vdekjes po shtriqen përqafimet !..
Pemet shpirtërorë po thahen e lëshohen ne denesa lotësh se dikur pas puthjës rigonte ëmbelsi e zjarri i ngrohtësise oqeane epshesh shijonte dhe male trishtimesh e tonelata thashathemesh i bënte hi !..
Kacavirren mendimet në pemen e merzise trishtimin mundohëm ta gjuaj me heshtje shtrij duar e ledhatoj imazhin e dashurisë dhe s’dua ti pres bilete vdekjeje !...
Amerikes iu mbushen sytë me lot -Ushtareve Amerikane qe rane herokisht në kerkim të lirise.
Ju puthjen e varroset në heshtje të përlotura rete iu veshtrojne nga lart u niset udheve të vdekjes me pak rreze shprese që Lirine popujve të robëruar tiu sillnit në prag !..
Nga lart rete rigojnë shi të idhet baroti përdore me vdekjen ecni në cdo hap qe të kapni ato qe në kopshtin e brishte mbjellin vdekjen e terrorin dhe qe popujve lirinë iu mbyllen në kafaz !...
Por…Një çast vdekja shtrihet plot qejf duke harruar që ju vdekjen e keni vrarë me liri vetem puthjën iu varros në heshtjen e blerte dhe heronjë iu kthen në përjetësi !...
Amerikes iu mbushen sytë me lot për një çast Amerika ndaloi frymarrjen shtrin duart plot dhimbje e ferkon heronjtë e në ndienjen e pavdeksise iu uron Mireseardhjen !...
Nenat
Kur dhimbja ne shpirt të gjuan me shuplaka merzije dhe dielli shpirtëror te shikon me inat kur dita e lodhur ta fiku semaforin e fatit vjen nena si ne nje ëndërr të arte.
E dhimbja ne çast iken rreshqathi te mbytet ne det dhe dielli shpirteror te fal ledhatime fati te merr ne krahe pa pertim e tuj qesh merzija e mbyll rubinetin e nuk ka me shi dhimbjeje!
Nena kjo ndienje e qeshur si vete pranvera por kur ajo është mungese ke gjithmone tallaze shpirterore dhe asnjehere ndienjat nuk kane me qeshe !..
Puthja e buzeve
Shqiperi gezohu per djemte... -ne takimin e Texasit te SHSHSHA. Kur nata po mundohet te zgjohet nga gjumi turruvrap u mbyt ne oqean notin mire nata kishte mesuar por llogarite s'i dolen taman!.. Texsasi sonte e nderroi buzeqeshjen dhe rruget e ndryshuan rrahjen oqeani po degjonte me vemendje biseden e me perqafime dallgesh na uroi mireseardhjen !... S'e dinim se shqiptaret e Dallasit keto sterniper te Kastriotit ne damare pa stacion ndalese rendte gjaku i mikpritjes qe s'ishte pare ne dite te sotit !... U mbledhen shkrimtare e poete ngarkuar shpirterisht me vargje e halle Shqiperi gezohu per djemte dhe ne djemte gezohemi per Nenen e Madhe
Me dy nena.. -nje ditë para betimit për neshtesi Amerikane
Nata nuk e di pse gjumin e gjuajti më shkelm dhe ores i tha ti ec por mos bëj zhurme e ndienjat mërgimin e varin në tel se zemra përgiditet të udhëtoje në dy udhe !...
Me fal Shqipëri por neser do të bëhem qytetar i botes së lire por ti je atdheu im i parë por ti je nena ime më e mirë !..
Shqiperia më sheh disi e merzitur shfryn e në këmbë ngrin Jonin e Adriatikun eh mor bire e di pse keni ikur por shpirti im do rri gjithmonë i trishtur !..
Se femitë tuj do harrojnë se c’peme i mbolli se thonë se vendi i huaj të ha do harrojnë të flasin më gurgullimat e bjeshkëve e ajri i trishti gjakum ka më ju shpërla !..
Jo nene ti hidhe mërzine e idhnimin n’humere me shiko se në çast do të te qeshin sytë te thashe ti je atdheu im i parë e Amerika e lire atdheu im i dytë !...
Qesh nene se tashti u bera me dy nena ti qe më mësove të flas me male e dete Amerika atdheu im i dytë që më fali lirinë qe nëper bota shqiptareve poi a mbyllin në qelse !...
2005 Florida Amerike |
No comments:
Post a Comment